Lagjja Kalabria në Prishtinë do të bëhet me çerdhe

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar përmes rrjetit social Facebook se gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e një çerdheje në lagjen Kalabria.

Ai tregoi që ndërtimi i saj është mundësuar përmes financimit të Bashkimit Evropian.

“Ka filluar ndërtimi i çerdhes në Kalabri me financim nga BE.”, ka shkruar Ahmeti.