Laboratori në klinikën e Pediatrisë

FOTO - Laboratori në Pediatri, në gjendje të mjerueshme

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se gjendja e laboratorit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK është e mjerueshme. Qytetari gjendjen e ka demostruar me fotografitë që i ka dërguar.

Zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës tha për KALLXO.com se kjo gjendje është e përkohshme.

“Për shkak të rrënimit të hapësirave të ambulancave specialistike për lirimin e ndërtimit të Klinikës së re të Kirurgjisë së Fëmijëve, ambulancat specialistike dhe laboratori përkohësisht janë vendosur në hapësira të improvizuara” thotë SHSKUK.

Sipas tyre, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të investojë për renovim të hapësirave tërsishme aty meqë hapësira pritet të jetë vend për ambulanca specialistike.

“Laboratori do të zhvendoset në një hapësirë lartë dhe do të ketë kushte shumë më të mira”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Laboratori në klinikën e Pediatrisë
Laboratori në klinikën e Pediatrisë
Laboratori në klinikën e Pediatrisë
Laboratori në klinikën e Pediatrisë