Labinot Tahiri - Ramush Haradinaj - FCB

Labinot Tahiri nuk ka kaluar në AAK

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR-së), Labinot Tahiri nuk ka kaluar ende në AAK, ndonëse në disa media po shpërndahet lajmi që deputeti këngëtar ka kaluar në partinë e kryeministrit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi tha për KALLXO.com se Tahiri nuk ka kaluar në AAK.

“Jo, nuk mund të ua konfirmojmë sepse ende nuk ka kaluar. Kur të kalon te ne ua konfirmojmë”, tha shkurt Isufi për KALLXO.com

Labinot Tahiri momentalisht është pa grup parlamentar, por i partisë së Behgjet Pacollit. Partia e Pacollit fillimisht i kishte pasur 3 deputetë, mirëpo pas zyrtarizmit të koalicionit me PAN-in, kishte mbetur vetëm me dy, pasi që deputeti Korab Sejdiu kishte dhënë dorëheqje.

AKR në Kuvendin e Kosovës momentalisht përfaqësohet nga dy deputet. Islam Pacolli dhe Labinot Tahiri.