Labinot Tahiri me protestues bllokojnë rrugën Prishtinë- Ferizaj (VIDEO)

Sot u protestua për rrugën e dëmtuar që çon në Tërrn të Ferizajt dhe disa fshatra të tjera kësaj ane.

Për gjysmë ore rruga Prishtinë – Ferizaj mbeti e bllokuar nga protestuesit.

Protesta u bë për rrugën e dëmtuar që çon në Tërrn të Ferizajt dhe në disa fshatra të tjera të kësaj ane.

Protestuesit thanë se tash gati 30 vjet nuk është investuar asnjë cent për riparimin e rrugës, me gjithë premtimet aq të shumta të pushtetarëve.

Pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe deputeti Kuvendit të Kosovës nga AKR, Labinot Tahiri.