Labinot Tahiri. Foto: Kallxo.com

Labinot Tahiri kërcënon me bllokim të rrugëve dhe të autostradës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se do të bllokojë autostradën “Arbër Xhaferi” gjatë ditës së shtunë.

Tahiri ka bërë të ditur se protesta po bëhet për një rrugë të fshatit Tërrn, e cila nuk është rregulluar nga institucionet përgjegjëse.

Ai ka bërë thirrje që protestës t’i bashkohen të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt, përfshirë edhe kryetarin Agim Aliu.

“Kam kërkesë për atë rrugën në fshatin TËRRËN, që të dalim në Protestë. Banorët me kanë kërkuaar që të dalim në protestë dhe i lus të gjithë qytetarët e Ferizajt me rrethinë, po ashtu edhe Kryetarin Z Agim Aliun, kryesine e çdo partieee, sepse këtu nuk ka të bëj me merita por me premtimin që nuk po shtrohet rruga!” ka thënë Tahiri në një postim në rrjetin social ‘Facebook”.

Ai njoftoi se do të bllokohet autostrada, ndërsa tha se kjo protestë po vjen pasi ata ishin tek institucionet që do të duheshin të kryenin rrugën në fshatin Tërrn.

“Ne do ta bllokojmē edhe rrugën Arbër Xhaferi, dhe Babush FERIZAJ! Më vjen shumë , shumē keq qê bëhet hajgare me ata banorë tash e 6 vite. Unë ju bëj thirje për ditēn e shtune me datë 16 mars 2019!

Ju banorë, më mos ia leni fajin atij apo këtij, por dilni dhe bëni protestë sepse jeni kanë edhe te Ministri edhe te OSHP-ja, por nuk e dini ku është tuj zatet kjo punë, dhe kështu nuk kryhet kurrë”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Deputeti Labinot Tahiri kishte kishte kushtëzuar Qeverinë për rrugën e njëjtë në fshatin Tërrn të Ferizajt.

Ai pati thënë se së bashku me ministrin e Infrastrukturës kishin premtuar se do ta rregullonin atë rrugë. Ndërsa, në shtator të vitit të kaluar, ai e kishte bllokuar magjistralen Prishtinë- Ferizaj për gjysmë ore në shenjë proteste për të njëjtin problem.

https://kallxo.com/labinot-tahiri-kushtezon-serish-qeverine-video/

www.kallxo.com