Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Labinot Tahiri i thur lëvdata Ramush Haradinajt për ‘sanksionet’ ndaj Serbisë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri e ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit për vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që importohen nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Për vendimin e marrë Labinot Tahiri ka thënë se kështu vendosin “gjeneralët e vërtetë”.

Në profilin e tij në “Facebook”, deputeti Tahiri ka shkruar se këto veprime e bëjnë atë të mos ndihet pishman për koalicionin e partisë së tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

“GJENERAL I VERTETË R HARADINAJ. Kur vendi ka zot shtëpie, vlera vjen e rritet!

Kur shtëpia, ka Zot shtëpie, kojshit nuk e kanë mundesinë me na shkelë. Nuk jam, dhe as nuk kam qenē pishman për koalicionin që e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj”, ka shkruar Tahiri duke thënë se kështu vendosin “gjeneralët e vërtetë”.

“Qytetarë të Kosovës, se di a keni dëgjuar lajmin e fundit, apo jo, por ky Zotria dhe Qeveria, i’a ndaluan produktet Serbisë, përmes taksave të larta, në mbrojtjee të produkteve vendore dhe për t’a mbrojtur edhe dinjitetin e Repubblikës së Kosovës. Urime Kosovë dhe Qeveri e saj. Le të lobon tash Serbia kunder Interpolit dhe shumë tê mirave që e presin Kosovën tonë. Kështu vendosin Gjeneralët e vërtetë”, ka shkruar ai.