Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Labinot Tahiri heq dorë nga pasaporta me dy viza

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportën e tij në Agjencinë për Regjistrim Civil, pasi nuk është bërë liberalizimi i vizave gjatë vitit 2018.

Tahiri kohë më parë kishtë premtuar se nëse nuk ndodh liberalizimi, atëherë ai do të dorëzojë pasaportën e tij , si shenjë solidarizimi me qytetarët e tjerë në Kosovë.

Ai ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e dorëzuar pasaportën.

‘’Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorezuar në organet perkatese Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falenderoj nga zemra ambasadat që më kanë paisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të deshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan liberalizimin e vizave edhe në këtë vit që shkoi!  Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës’’, ka shkruar Tahiri në Facebook.