Foto: RTV 21

Ky do të Jetë Moti në Javën e Parë të Vitit 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kurse, në vise të larta reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-10 gradë Celsius.

Dita e hënë parashihet të jetë më e nxehta, kurse e enjtja më e ftohta.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja  me shpejtësi 1-7m/s. /21Media