Foto: Kallxo.com

Kuvendi vazhdon seancën për skandalet në politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mbajë seancën e thirrur nga opozita lidhur me skandalet në politikën e jashtme.

Kjo seancë mbahet sot pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTEPOL.

Gazeta JNK raportoi të mërkurën lidhur me zhvillimet brenda Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit për këtë javë e ka caktuar mbajtjen edhe të seancave që janë ndërprerë javën e kaluar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli më 19 nëntor pas mbledhjes së Kryesisë, kishte deklaruar para mediave se ditën e enjte me 22 nëntor do të ketë vazhdim të seancës së kërkuar nga LDK dhe LVV dhe të premten do ta ketë seancë me vazhdimin e pikave të mbetura dhe një seance e re plenare.

Së fundi edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Korab Sejdiu së bashku me 12 deputetë të tjerë opozitar kanë bërë kërkesë për një tjetër debat parlamentar në lidhje me sanksionet ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.

Seancat e dështuara për shkak të mos koordinimit, pritet të rifillojnë këtë javë