Kuvendi i Kosovës (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Kuvendi shtynë debatin për dialogun për të enjten

Kuvendi i Kosovës seancën për debat lidhur me dialogun me Serbinë, do ta vazhdojë të enjten e kësaj jave në orën 10:00.

Kështu deklaroi, kreu i Parlamentit, Kadri Veseli.

Vendimi u mor pasi shumica e deputetëve nuk ndodheshin në sallë.

Deputetja Shqipe Pantina nga PSD-ja, parti e cila inicioi debatin, tha se seanca duhet të mbahet gjithsesi gjatë kësaj jave.

Veseli ndërkohë tha se vendimi  i Kryesisë është që Kuvendi nuk mund të shkojë në pushim, pa i kryer projektligjet.