Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 13:30

Edhe pse filloi punimet me vonesë, Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

Seanca plenare është duke u mbajtur për vazhdimin e 59 pikave të papërfunduara nga muaji janar, shkurt, mars dhe prill.

Deri më tani nga 10 pika të rendit të ditës, ka kaluar proceduralisht në lexim të dytë Projekt-Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, dhe më 62 vota ka kaluar votimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

Ndërkaq, në pikën e rendit të ditës për Formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në emër të partisë, propozoj për anëtar deputetët; Armend Zemajn dhe Doruntinë Maloku.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi propozoi që të krijohen dy komisione të veçanta, i cili kaloi.

“Kërkojë që të themelohen dy komisione të veçanta, jemi votu më këtë rend të ditës por duhet të vazhdojmë ashtu siç kanë thënë konkurset e ndarëve koj do tu kishte dhënë komisionët për më u bë procedura më efikase”, tha Krasniqi.

Mirëpo, pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri na 13:30.

https://kallxo.com/ne-mungese-te-deputeteve-kuvendi-shtyn-punimet-per-disa-minuta/

.