Kuvendi Ratifikon Emrat e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Në Kuvendin e Kosovës janë ratifikuar sot emrat e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ratifikimi i emrave të këtij këshilli është bërë me shumicë votash të deputetëve.

Dje ky ratifikim nuk ndodhi, ngase deputetët e LDK-së nuk e votuan ratifikimin.

Mnistri i Arsimit Shyqiri Bytyqi në shtator të vitit që shkoi shkarkoi anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ministri i Arsimit Shkarkon Bordin e Agjencisë së Akreditimit – Dokument

Ky shkarkim ndikoi që Agjencia e Kosovës për Akreditim të përjashtohet nga Regjistri Europian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

http://kallxo.com/agjencia-kosovare-e-akreditimit-perjashtohet-nga-nje-organizate-nderkombetare/

17 Prill 2018 - 11:55

Erjonë Popova 17/04/2018 - 11:55
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend