FOTO KUVENDI I KOSOVES

Kuvendi pa kuorum, mbyll punimet për sot

Mungesa e kuorumit në seancën e Kuvendit të Kosovës bëri që kjo e fundit t’i ndalë punimet për ditën e sotme.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas pauzës tha se seanca për sot do të mbyllet pasi nuk ka deputetë të mjaftueshëm në sallë.

Ai tutje shtoi se seanca e radhës ka mundësi të jetë me 26 dhjetor pasi VV dhe LDK kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për pozicionin e Kosovës në dialogun Kosovë Serbi.

Ndryshe, Parlamenti i Kosovës pothuajse tërë ditën ka vazhduar të shtyejë mbledhjet me pauzë për shkak të mungesës së deputetëve dhe janë votuar vetëm disa pika.

Ndër to është votuar edhe në parim Buxheti për vitin e ardhshëm.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdim në lidhje me seancën e sotme:

https://kallxo.com/kuvendi-merr-10-minuta-pauze/

https://kallxo.com/miratohet-ne-parim-buxheti-per-vitin-2019/

https://kallxo.com/ldk-dhe-vv-po-mbledhin-nenshkrime-per-seance-te-jashtezakonshme/