FOTO KUVENDI I KOSOVES

Kuvendi pa ia nisur mirë seancës shkon në pauzë

Ende pa filluar mirë seanca Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, kjo për shkak se pavarësisht se janë një numër i madh i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, opozita ka vendosur që është në seancën e sotme të mos votoj, dhe në këtë situatë nënkryetari Xhavit Haliti ka kërkuar gjysmë ore pauzë deri në mbledhjen e kuorumit të nevojshëm për votim.

“Janë 84 deputet në sallë po votojnë 37, nuk e di pse, po presim pra deri sa të bëhet kuorumi i duhur dhe shkojmë me 30 minuta pauzë”, tha Haliti.