Fatmire Kollçaku

Kuvendi nis seancën për rastin e abuzimit seksual ndaj të miturës në Drenas

Me 46 deputetë në sallë, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me  vetëm një pikë të rendit të ditës:  Debat parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

Në hapje të seancës, e cila nisi me vonesë për më shumë se 40 minuta, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku, si inicuese e seancës tha se janë detyruar që me shqetësim të thërrasin seancë për këtë rast

“Ndoshta dikush mund të pyet se pse kemi thirrur seancë për këtë rast pasi ende është nën hetime. Po pikërisht aty dështoi, rasti dështoi në hallkën më të ndjeshme. Ne duhet ta rikthejmë këtë çështje në Kuvend të Republikë së Kosovës. Kërkoj të pajtohemi për një gjë të gjithë. Ngjarja ka të bëjë me një fëmijë dhe për këtë kërkoj konsensus. Nëse ne nuk e arrijmë pajtueshmërinë që bëhet fjalë për një fëmijë atëherë edhe ky debat nuk ka kuptim”, tha deputetja.

Kollçaku shtoi se, me rastin e së miturës në Drenas janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare për fëmijë, por edhe ligjet e Kosovës.

“Stigma duhet të luftohet nga ne. Pas një kohe zhvendosja e fajit kalon te viktima. Ta adresojmë fajin dhe në fund të dalim me rekomandime”, shtoi deputetja e LVV-së.

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-drenas-per-rastine-16-vjecares/

 

.