Kuvendi nis me një minutë heshtje

Kuvendi i Kosovës i ka hapur punimet ku në sallë janë prezentë 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar një minutë heshtje para se të fillojë seanca për të sakrifikuarit.

“Kërkoj të mbajmë një minutë nderimi për gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë”, tha Veseli.

Veseli tha se këtu qëndrojmë falë sakrificës mbinjerëzore, krenarë me të kaluarën dhe të sigurtë për të ardhmen euroatlantike.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po vazhdon votimi i tri projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri.