Kuvendi nesër vazhdon seancën plenare

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se do të mblidhet nesër (e mërkurë), për vazhdimin e seancës plenare.

Sipas njoftimit, seanca është thirrur për në orën 10:00.

Legjislativi, të hënën ka mbajtur seancë në të cilën ka shqyrtuar kryesisht projektligje në lexim të parë, por shumica prej tyre nuk janë hedhur në votim fare, për shkak të mungesës së kuorumit.

https://kallxo.com/kuvendi-mbyll-punimet-per-sot-seanca-vazhdon-te-merkuren/

www.kallxo.com