Zëvendvs Kryeministri Dalibor Jevtiq dhe Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: ZKM

Kuvendi nesër në rend dite tri interpelanca të kryeministrit Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar për vazhdimin e seancës, në të cilën do të jenë tri interpelanca të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit seanca e cila do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00, ka paraparë votimin e raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, votimin e raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj do të jetë në inerpelancë në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, interpelancë në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës dhe në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.