Kuvendi në pauzë deri në ora 14:00

Kuvendi i Kosovës seancën e sotme që e ka nisur rreth orës 10:30, do ta vazhdojë në orën 14:00.

Kështu bëri të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Myfera Shinik.

“Pauze e kemi deri në ora 14:00”, tha ajo.

Deri më tani, gjatë seancës përfunduan dy pika të rendit të ditës: 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, dhe 2. Koha për pyetje parlamentare.

Në orën 14:00 legjislativi pritet të vazhdojë me pikat e tjera të rendit të ditës siç janë: Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës dhe Caktimi i Ditës së Gjenocidit.