Seanca e sotme e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Miraton një Varg Projektligjesh

Kuvendi i Kosovës porsa ka miratuar një varg projektligjesh, diskutimet për të cilat kanë përfunduar në seancën e djeshme.

Kështu, me 67 vota për, 10 kundër dhe 12 abstenime, Kuvendi miratoi raportin vjetor te BQK-së për vitin 2016.

Ndërsa, Projektligji për shoqëritë tregtare u miratua në parim me 89 vota për dhe asnjë kundër.

Po ashtu, në parim u miratua edhe Projektligji për standardizim. 91 deputetë votuan për dhe 1 abstenoi.

Në parim u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Për projektligjin 80 deputetë votuan për dhe 13 abstenuan.

Me 93 vota për dhe 1 abstenim u miratua edhe Projektligji për infrastrukturën kritike.

Në parim u miratua edhe Projektligji për noterinë. Për votuan 72 deputetë dhe 21 abstenuan.