Kuvendi miraton në parim Projektligjin për qasje në dokumente publike

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim shqyrtimin e  parë të Projektligjit nr. 06/L-081 për Qasje në dokumente publike, me 69 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kuvendi  gjithashtu ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017.

Kuvendi po vazhdon seancën në bazë të rendit të ditës.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit: