Seanca e Kuvendit - Foto: Atdhe Mulla

Kuvendi miraton Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Me pjesëmarrje të 66 deputetëve në këtë votim, 56 vota ishin për, 10 kundër dhe asnjë abstenim, u votua ligji në fjalë.

Amendamentet 4, 5, 7 dhe 8 më përkrahje të Komisionit funksional gjithashtu janë miratuar nga  deputetët.

Po ashtu, pas disa përpjekjeve, Kuvendi ka miratuar Projektligjin nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME) 2014-2020”.

Me 85 vota, Kuvendi miratoi këtë Projektligj.

Para votimit të kësaj marrëveshjeje, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar nga partitë opozitare që të përkrahin projektligjin në fjalë, duke shtuar se bizneset janë në pritje të kësaj marrëveshjeje.

“Ligjet e 2/3-ave nuk mund të votohen pa opozitën. Lus të kalohet ligji për hir të shumë bizneseve të vogla e të mesme”, tha ai.

Ndërkaq, Kujtim Shala i LDK-së, kërkoi nga kryeparlamentari Veseli që Projektligji të dalë sërish në votim.

Veseli, ndërkohë shtoi se po ka reflektim dhe shkrirje të bojkotit nga opozita.

Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 14:00.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit: