Ferizaj

Kuvendi Miratoi Themelimin e Universitetit të Ferizajt

Ferizaj bëhet me universitet. Kuvendi i Kosovës sot miratoi themelimin e tij me shumicë votash.

Më 68 vota për, 1 kundër, 5 abstenime është miratuar propozimi i kryetarit të Komisionit parlamentar për Arsim, Nait Hasani, për themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikueshme në Ferizajt.

Ky propozim është mbështetur edhe nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, duke thënë se ky universitet do t’i plotësojë të gjitha kushtet për mësimdhënie.