Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi merr 10 minuta pauzë

Mungesa e kuorumit në seancën e sotme bëri që Kuvendi prape të shkoj në një pauzë 10 minutëshe.

Kishte tendenca që të votohen pikat që kanë mbetur nga seancat e kaluara por vetëm disa nga to arritën të kalojnë.

Pikat që kaluan janë; u votua në parim projektligji mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosvës për vitin 2019-të,  u votua në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,.;

U votua në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, po ashtu u raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017 poashtu u votua  raporti vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017 si dhe rekomandimet e  Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017.

Ndërsa pikat që nuk kanë pasur kuorum për tu votuar dhe që pritet që të kthehen prap në votim janë:

Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.