Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi mbyll punimet për sot, seanca vazhdon të mërkurën

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur diskutimet për sot.

Ndonëse në mungesë të kuorumit, deputetët e mbetur diskutuan për 35 pikat të cilat ishin në rend të ditës.

Diskutimi i të gjitha pikave kishte qenë edhe kërkesë e nënkryetarit Xhavit Haliti me të filluar punimet e Kuvendit.

Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me moscaktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës, si dhe interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik,  Valdrin Lluka, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC, do të mbahen të mërkurën në ora 10:00.

Pikat të cilat deputetët e Kuvendit i shqyrtuan, por nuk i votuan në mungesë të kuorumit janë:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën, shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247.