Arkiv - Kuvendi i Kosovës, 14.05.2019

Kuvendi mblidhet sot në dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca është thirrur lidhur me votimin në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Ndërkaq seanca e dytë është thirrur për të debatuar për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT është kërkuar nga grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me Ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërritën këtë seancë të jashtëzakonshme”, kanë theksuar grupet parlamentare të LDK-së dhe VV-së.