Kuvendi i Kosovës (Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Mblidhet, në Rend Dite 26 pika

Kuvendit të Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare ku në rend dite për diskutim janë 26 pika. Poashtu në rend dite sot do jenë edhe pikat e seancës së djeshme e cila u ndërpre për mungesës së kuorumit dhe pasi partitë opozitare LDK dhe LVV braktisën seancën.

Rendi i ditës

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 2 dhe 8 mars 2018:
  2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  4. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  5. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  6. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  7. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  8. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  9. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  10. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  11. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  12. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare,
  13. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji,
  14. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  15. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  16. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  18. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  19. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  20. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  23. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  24. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  25. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  26. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  27. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional.