Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kuvendi lanson Platformën “Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit”

Kuvendi i Republikës së Kosovës lanson sot në ora 14:00 platformën “Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit”.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Kjo platformë e vendosur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit, u ofron organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe mediave, qasje në të gjitha informatat dhe dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim në Kuvend.