Kuvendi Kërkon Raport për Rastin e Postës

Ata do të ftohen në raportim në Komisionin Parlamentar për vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të larguar filialet e Postës së Kosovës nga disa institucione të Kosovës.

Për këtë çështje, Gazeta Jeta në Kosovë kishte publikuar një hulumtim dy javë më parë.

Qartësi rreth rastit të Postës kishte kërkuar edhe kryesia e Kuvendit të Kosovës. Raportimi para Kuvendit të Kosovës do të bëhet për një çështje që tashmë është në shqyrtim nga Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Sala Berisha Shala, propozoi që të tri palët të raportojnë para deputetëve për të situatën e krijuar.

“Ish kanë mirë që të kemi një raport, që të dimi edhe ne si deputet me saktësisht se çka po ndodh…Ne e dimë që s’mund të ndërhyjmë në punët e ndërmarrjeve të pavarura, por thjeshtë të dimë se si është situata”, tha Berisha Shala.

Ajo gjithashtu tha një raportim i tillë nuk beson që do të ndikojë në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar.

Kërkesë të tillë pati edhe deputeti tjetër i PDK-së, Besim Beqaj, i cili insistoi që një raportim i tillë të bëhet brenda dy jave. Ai madje u lëshuar në cilësimin e vendimit të Autoritetit të Konkurrencës jo-profesional.

“Kam konsideruar që zyra e konkurrencës ka qenë jo profesionale, vendimet e tyre duhet të merren më me shumë analizë, sepse ata kanë shumë më shumë mundësi të tjera të merren edhe me ndërmarrjet e tjera e jo drejtpërdrejtë me Postën”, tha Beqaj.