Kuvendi i Maqedonisë së Veriut - Foto: Rtv21

Kuvendi i Maqedonisë miraton nismën për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi sonte nismën për ndryshimet kushtetuese. Në fillim të seancës deputetë e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale.

Me këtë votim, qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare, raporton ALSAT-M.

Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.

Vlladanka Aviroviq ka votuar pro, gjithashtu edhe Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Emilija Aleksandrova nga VMRO-DPMNE, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç, votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Këto janë deputetët që përskaj shumicës parlamentare mbështetën nismën për ndryshimet kushtetuese, raporton TV ALSAT në Shkup.