Kuvendi i Kosovës

Kuvendi formon Komisionin për përmirësimin e procesit zgjedhor

Me 70 vota për dhe 1 kundër Kuvendi i Kosovës e ka miratuar formimin e  Komisionit Ad-Hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se  në vend të deputetit Arben Gashi, e propozojnë deputeten Lirije Kajtazi për anëtare të këtij komisioni.

Kryetarët e grupeve parlamentare së bashku me përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu javën e kaluar nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku janë zotuar për të punuar për përmirësimin dhe forcimin e sistemit zgjedhor në Kosovë.

Por të premten e kaluar në Kuvend, para hedhjes në votim të kësaj pike,  grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, u përfshinë në “mosmarrëveshje” sa i përket krijimit të këtij komisioni.

https://kallxo.com/bllokohet-votimi-per-formimin-e-komisionit-per-permiresimin-e-procesit-zgjedhor/

15 Prill 2019 - 12:18

Emirjeta Vllahiu 15/04/2019 - 12:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend