Kuvendi dështon të shfuqizojë Udhëzimin Administrativ për monopolin e homologimit

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme për ndaljen e monopolit të homologimit.

Në këtë seancë ishte propozuar që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ i ministrit Pal Lekaj që rrezikon t’ia vazhdojë kontratën për homologimin e automjeteve kompanisë “EuroLab”,.

Ky propozim dështoi të hedhet në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

Iniciuesi i kësaj seance deputeti, Lutfi Zharku, propozoi edhe një herë që deputetët të dakordohen për të ndalur monopolin.

“Propozoi që të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Infrastrukturës , brenda dy muajve të hyjë Udhëzimi Administrativ i ri i cili duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe rekomandimet e zyrës së BE-së, si dhe ndërmarrjen e masave për ndryshimet e nevojshme legjislative për eliminim të monopoleve”, tha ai.

Mirëpo kryesuesi i kësaj seance, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, tha që nuk mund të shkohet në votim pasi që nuk ka kuorum dhe për këtë duhet edhe të ndërprehet seanca.

‘Meqë nuk kemi kuorum që të votojmë, dhe nuk keni kërkuar harmonizim të tekstit , unë jam i detyruar që të ndërpres seancën”, tha ai.

Diskutimi për çështjen e monopolit në homologim po vjen rreth një vit pasi Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, kishte realizuar hulumtim për këtë temë.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Trashja e monopolit në homologim