Kushtetuesja: Konventa kundër dhunës në familje dhe ndaj grave nuk e shkel Kushtetutën

Gratë dhe vajzat  viktima të dhunës dhetë gjitha viktimat e dhunës në familje së shpejti do të kenë edhe një mjet më shumë për mbrojtjen e tyre, pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër amandamentimit të nenit 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në nenin 22 të Kushtetutës, renditen konventat dhe dokumentet tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut  të cilat kanë zbatim direkt në Republikën e Kosovës.

“Gjykata konfirmon se amendamenti i propozuar nga 80 ( tetëdhjetë) deputetë, të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit me 24 tetor 2018, nuk i zvogëlon te drejtat dhe liritë e përcaktuara ne Kapitullin II te Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetueses.

Së shpejti këtij neni pritet t’i shtohet edhe Konventa e Këshillit te Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, e cila u miratua më 11 maj 2011 nga Këshilli i Evropës.

Konventa, ndër të tjera, parasheh dhe rregullon çështjet e të drejtave themelore, barazinë dhe mosdiskriminimin, detyrimet e shtetit dhe masat paraprake për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe siguruar kompensim për akte dhune të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, çështjen e mjeteve juridike, politikat e integruara dhe mbledhja e te dhënave, çështjen e hetimit dhe të ndjekjes penale dhe masat mbrojtëse.

Me 22 tetor 2018, 80 deputetë ia përcollën Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës propozimin e tyre për amendamentimin e nenit 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] te Kushtetutës, qe këtij neni t’i shtohet paragrafi (9) respektivisht “Konventa e Këshillit te Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”

Me 24 tetor 2018, parashtruesi i kërkesës (Kryetari i Kuvendit te Republikës se Kosovës ) ne pajtim me nenet 113.9 dhe 144.3 te Kushtetutës i referoi Gjykatës amendamentin e propozuar te Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata te bej vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga te drejtat dhe liritë e përcaktuara me Kapitullin II te Kushtetutës.

Me 24 tetor 2018, Kryetari i Kuvendit te Republikës se Kosovës i referoi Gjykatës amendamentin e propozuar te Kushtetutës. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata të bëj vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Kapitullin II të Kushtetutës.