Frashër Krasniqi - Foto: Atdhe Mulla

Kush e sulmoi shtëpinë e Isa Mustafës sipas Frashër Krasniqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar rreth fjalëve që sipas tij i ka thënë Lëvizja Vetëvendosje lidhur me sulmin ndaj shtëpisë së ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Frashër Krasniqi pretendon se njerëz të Vetëvendosjes i kanë thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD.

“Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Në kohën e sulmit kundër shtëpisë së Isa Mustafës, Frashër Krasniqi ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa: Nuk Duhet të më Sulmohet Shtëpia

Në një postim në “Facebook”, Krasniqi e quan VV-në “patericë të Isa Mustafës”.

Ky është postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

“WOW!!

VV i paska thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD.

Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës.

Pozicion fort i rëndë dhe i përulur i VV-së. Qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë.

Qe kush është patericë. Patericë e Isa Mustafës!”

06 Dhjetor 2018 - 23:53

Naser Sertolli 06/12/2018 - 23:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend