Aktori, Art Kurti- Foto: Facebook
Kusari- Lila: Të zbardhet vdekja e Art Kurtit
Ish- kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe tani deputetja e subjektit politik Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, ka kërkuar që të ndriçohen rrethanat e vdekjes së aktorit dhe zyrtarit komunal Art Kurti.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar se nuk duhet të ketë përmbyllje të shpejtë të rastit të vdekjes së Art Kurtit.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Mimoza Kusari- Lilës:
Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.
Art Kurtit ëndrrat iu këputën në gjysmë, ai nuk jeton dhe nuk frymon më.
Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën, por e shohin foton e fytyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftohtësinë që vetëm vdekja sjell dhe vetëm vdekja të len në shpirt.
Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.
Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!