Mimoza Kusari- Lila, deputete

Kusari Lila: Liqeni i Radoniqit po rrezikohet

Mimoza Kusari Lila, deputete e Alternativës, tha në seancën e Kuvendit të Kosovës se nga qeveria Haradinaj po rrezikohet liqeni i Radoniqit.

Sipas saj në liqenin e Radoniqit është bërë ftesa për inaugurimin e një hoteli edhe pse kjo zonë është e mbrojtur.

“Kjo ka qenë shtëpi e rojeve për ta shiku liqenin me interes të veçantë”, tha ajo.

Sipas saj sa ishte kryetare e komunës së Gjakovës, drejtori i kompanisë rajonale asaj kohe ka deklaru se ky objekt është objekt asdministrativ dhe nuk ka destinacione tjera dhe se nuk prodhon asgjë për ndotje të mjedisit dhe nuk ndikon në kualitetin e ujit.

“Në kuadër të zonës nuk guxon të ndërtohet, të mbillet, e aq më pak të ofrohen shërbime çfarëdo objekte hoteliere ose turistike, është e ndaluar me ligj… Vjen ftesa për inaugurimin e hotel Dukagjini. Skandali në këtë qeveri ka arritur në atë pikë sa me pronën publike është ndërtuar hoteli në zonë të mbrojtur”, tha ajo.

Në vend të një shtëpie të rojës e kemi hotelin shtoi Kusari Lila.