Mimoza Kusari- Lila, deputete

Kusari Lila Kërkon më Shumë Buxhet në Fushën e Drejtësisë

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, duke folur në seancën ku po diskutohet për buxhetin e vitin 2018 ka folur sa i përket buxhetit të ndarë në fushën e drejtësisë.

Sipas saj, programi i Qeverisë dhe buxheti që është paraqitur sot kanë shpërputhje të madhe në mes tyre.

Sipas saj, nëse Qeveria do ta kishte si shtyllë të parë sundimin e ligjit, sot do të kishte buxhet më të madh për mekanizmat e drejtësisë.

“Të gjithë prokurorët specialë kanë buxhet rreth 1 milion 200 mijë euro. Sa do të ketë forcë dhe sa do të ketë mundësi që të luftohet krimi dhe korrupsioni”, tha deputetja Kusari Lila.

Ajo shtoi se Instituti për Krime të Luftës ka buxhet prej 110 mijë euro.

“Sundimi i ligjit si shtylla e parë e kësaj Qeverie është e zbehtë në buxhetin e vitit 2018. Nëse i intereson vërtetë sundimi i ligjit, sot do të kishim një buxhet më të madh për mekanizmat e drejtësisë. Instituti për krimet e luftës ka buxhet vetëm 1 10 mijë euro buxhet. Dikush është apo nuk është fare i interesuar të zbardhen krimet në luftën në Kosovë”, tha Mimoza Kusari Lila.

Në Kuvend të Kosovës është duke u prezantuar projektbuxheti i vitit 2018.