Sebastian Kurz

Kurz: Austria nuk Ndryshon Qëndrim ndaj Kosovës

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë sot se Austria e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ai qëndrim nuk do të ndryshojë.

Ai para mbedhjes së qeverisë ka thënë se Austria është shtet mik i Kosovës dhe mbështet Ballkanin Perëndimor, e po ashtu normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e Kurz-it vjen pasi që zëvendësi i tij Heinz-Christian Strachea kishte deklaruar ditë më parë për mediat serbe se Kosova është pjesë e Serbisë.