Kurti: VV do të votojë transformimin e FSK-së, shqetësim buxheti i saj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kurdo që projektligjet e FSK-së do të sillen në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje do t’i votojë.

“Kurdo që do vjen në Kuvendi Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të votojë për transformim, në drejtim të bërjes së saj ushtri të Kosovës siç ne besojmë se duhet të bëhet ajo”, është shprehur Kurti.

Kurti ka përmendur si shqetësim buxhetin e FSK-së, që sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2019 do t’i ketë vetëm 58 milionë euro, as 20 për qind të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Teksti në lexim të dytë do të mbetet në letër nëse ne nuk e shoqërojmë me buxhet shtesë, sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2019 do të ketë 58 milionë euro, që nuk është as 20 për qind e Ministrisë së Infrastrukturës që do të ketë 300 milionë euro. Ne jemi të zhgënjyer për vendimet qeveritare pa planifikim dhe më vonë shikohet se çka mund të harrnohet. Doktrinat, struktura, aftësitë, armatimi janë një mori çështjesh që nuk janë trajtuar sa i përket transformimit. Urojmë që sa më shpjete të vjen në seancë plenare dhe grupi jonë do të na mbështesë”, ka deklaruar Kurti.