Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla

Kurti: Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin vetëm për azil politik në Rusi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Presindentin rus, Vladimir Putin, vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi.

“Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ky reagim vjen pas takimit Thaçi-Putin në Paris.

Në këtë takim presidenti Thaçi tha se është diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, siç ka shkruar ai ‘për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme’.

“Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: “Nëse ju (#Kosova dhe #Serbia) arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

https://kallxo.com/thaci-takon-putinin-rusia-mbeshtet-marreveshjen-kosove-serbi/

www.kallxo.com