Albin Kurti. Foto: Facebook

Kurti Shpalos Platformën në Disa Qytete

Kandidati i vetëm në garën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot në disa qytete të Kosovës platformën e tij.

Në takimet me qytetarë e aktivistë të Istogut, Klinës, Pejës dhe Podujevës, Kurti shtjelloi tri shtyllat kryesore të Lëvizjes: emri apo e drejta për vetëvendosje, programi zhvillimor që garanton mirëqenie sociale dhe organizata që garanton lëvizje dinamike e struktura transparente.

Sipas një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Albin Kurti në Klinë u ka shpërndarë fletëanëtarësime disa anëtarëve të rinj që i janë bashkangjitur VV-së.

Albin Kurti garon i vetëm në zgjedhjet për kreun e partisë.

Kryetari i deritashëm, Visar Ymeri, ka dhënë dorëheqje pak muaj para përfundimit të mandatit të tij.

http://kallxo.com/visar-ymeri-jep-doreheqje-nga-funksionet-e-partise/

Dorëheqja e tij dhe e zyrtarëve të tjerë nga funksionet partiake erdhi pas përçarjeve në Vetëvendosje, të cilat e kanë zhytur këtë subjekt në një krizë të thellë.