Kurti: Nuk Jemi Dobësuar Siç Gëzohen Kundërshtarët

Lëvizja Vetëvendosja që ka ekzistuar në jetën politike si iniciativë qytetare dhe rishtazi u shndërrua në parti politike,  në këtë fillimvit regjistron më shumë se 40 aktivistë të larguar nga anëtarësia e saj.

Albin Kurti, Kryetar i sapo zgjedhur i kësaj partie foli lidhur me dorëheqjet e fundit të deputetëve të LVV-së nga strukturat organizative të kësaj partie,

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Kurti tha se këto dorëheqje nuk e kanë dobësuar partinë.

“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e vetmja shpresë në këtë vend dhe Lëvizja Vetëvendosje është e fuqishme. Tash e di që kemi disa dorëheqje prej strukturave, jo prej anëtarësisë, që të gjithë janë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, secili prej tyre është i nevojshëm. Mirëpo, nuk mund të dobësohet Lëvizja Vetëvendosje siç mund të gëzohet naj kundërshtari i yni”, tha Kurti.

Përballë Jeta Xharrës, Kurti u shpreh optimist për të ardhmen e subjektit politik që e udhëheq.

“Unë mendoj që Vetëvendosja është në një gjendje shumë të mirë sot në kuptimin e sfidave që i ka përpara dhe riorganizimit të brendshëm”, tha ai.

Në këtë intervistë, Kurti flet  edhe lidhur me pakënaqësitë e shfaqura brenda partisë që e udhëheq si dhe adreson sharjet, dorëheqjet dhe linçimet të cilat janë bërë diskutime publike nga kjo parti që nga fundi i vitit të kaluar.

KALLXO.com kishte përmbledhur në një analizë disa nga të dorëhequrit nga Lëvizja Vetëvendosje.

‘Fijet e Këputura’ të Kryesisë së VV-së

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: