Kurti: NATO-ja nuk na e Bën Ushtrinë

Deputeti dhe ish-lideri i  “Vetëvendosjes” Albin Kurti gjatë fjalës së tij në pikën e rendit të ditës ku po diskutohet për FSK-në, tha se NATO-ja nuk do ta kthejë këtë forcë në ushtri të Kosovës.

“NATO ta ka bë TMK-në e FSK-në, po nuk ta bën ushtrinë. Ushtrinë e bën vetë,” tha  Kurti.

Kurti më tutje tregoi historikun e transformimeve nga UÇK-ja në FSK. Tha se UÇK-ja u përball me çmilitarizimin e saj, burgosjen e komandantëve, bastisjen e familjes Jashari, krejt këto sipas tij për njollosjen e luftës.

Kurti tha se Trupat Mbrojtëse të Kosovës të paktën e kishin fjalën mbrojtje në emërtimin e tyre.

“Në vend të TMK-së, nuk fituam ishtri por FSK-në. TMK-ja të paktën kishte ngjyrat kuq e zi e fjalën mbrojtje,” tha Kurti.

Kurti deklaroi se Kosovës nuk i është lejuar themelimi i ushtrisë.

“Sot po flasim se na duhet ushtria, e deri tash na është thënë se kjo është ushtri,” tha Kurti për FSK-në.

Debati për Forcën e Sigurisë së Kosovës u kërkua nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj me mbështetje të 10 deputetëve tjerë.