Albin Kurti në Kuvend - Foto: KALLXO.com

Kurti: Korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë por është sistem

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë e shoqërisë por është sistem.

Sipas tij ka raporte ndërkombëtare që e dëshmojnë këtë se vetëm 10 për qind e familjeve paguajnë ryshfet për shërbimet që marrin.

“Si bëhet që krimi e korrupsioni kanë qenë shumë të larët dhe asnjë ministër nuk është dorëhequr as nuk u shkarkua. Unë nuk mendoj që korrupsioni në Kosovë është kulturë e shoqërisë. Raporte ndërkombëtare e anë dëshmuar se vetëm 10 për qind të familjeve në Kosovë paguajnë ryshfet për shërbimet që marrin”, tha Kurti.

Sipas tij korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem.

“Korrupsioni është i madh jo pse është i përhapur por se është i lartë në nivele të larta. Në Kosovë nuk kemi shumë hajni e vjedhje por kemi shumë plaçkitje dhe zhvatje”, u shpreh Kurti.

Projektligji që e kanë propozuar LVV sipas Kurtit e ka një funksion të thjeshtë,  fuqizimin e prokurorëve dhe gjykatëse kundrejt të korruptuarve dhe kriminelëve të cilët janë në sistem, e të pajisur me pushtetin.

Sipas Kurtit nuk është duke u luftuar korrupsioni në Kosovë.

“Bindja ime e fuqishme është se përderisa prokuroret e gjykatësit e sidomos kryeprokurori më shumë i frikësohet ministrave,  kryeministrit, kryeparlamentarit e presidentit nuk ka luftim të krimit dhe korrupsionit”, tha ai.