Albin Kurti - Foto: Atdhe Mulla

Kurti flet për tri levat e Kosovës në raport me Serbinë

Albin Kurti ka folur për tri levat e Kosovës në raport me Serbinë, kur ka folur me dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se anëtarësimi i Serbisë në BE është në dorën e shqiptareve.

“Ne kemi tri leva në raport me Serbinë. E para është procesi i anëtarësimit të saj në BE që varet nga ne, që nuk guxojmë ta hupim. E dyta është tregu zyrtarisht gjysmë miliard euro i Serbisë në Kosovë  e ne nuk eksportojmë atje. Dhe e treta është reciprociteti i të drejtave në te dy vendeve, ku dihet që ka më shume shqiptar në Serbi, se serb në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tutje përmendi Zajednicen dhe krahasoj Mitrovicën veriore me Banja Luken.

“Siç duket, e duan një Zajednicë të ndryshuar pak. Mitrovica e Veriut bëhet kryeqytet si Banja Luka në Serbi dhe jo Graqanica e cila ngelet analoge me Palin në periferi të Sarajevës. Ky është synimi dytësor i Serbisë. Ndërsa primar është negociatat për anëtarësim në BE sa më të shpejtë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se rezultati kryesor i dialogut të deritashëm ka qenë “Lista Serbe”.