Pamje nga takimi mes Behgjet Pacollit e Albin Kurtit - Foto: Facebook

Kurti e Pacolli Bisedojnë për PAN-in

Behgjet Pacolli ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një fotografi në të cilën shihet bashkë me Albin Kurtin.

Ai ka thënë se me Kurin kanë biseduar për seancën e nesërme konstituive të Kuvendit, të cilën koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), ka paralajmëruar se do ta bojkotojë.

“Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, gjatë një takimi konsultues të zhvilluar me ftesën e kryesuesit të Kuvendit, partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, nuk janë dakorduar rreth seancës së nesërme.

Koalicioni PAN ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në të, ndërkohë që ka propozuar një takim tjetër të ngjashëm për të mërkurën e ardhshme dhe mbajtjen e seancës konstituive një ose dy ditë më vonë.

Rreth kësaj kërkese, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili nuk ishte i pranishëm në takimin konsultues, tha se është e kotë sepse PAN po përpiqet të blejë kohë dhe të kryejë pazaret në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë sepse, sipas tij, ata nuk i kanë numrat.

http://kallxo.com/konjufca-pan-po-blen-kohe-nuk-kane-numrat/