Kurtan Kajtazi zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri

Kurtan Kajtazi është zgjedhur për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Vushtrri.

Sipas një komunikate për media, në kuvendin zgjedhor delegatët e pranishëm kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve si dhe 25 delegatë për Konventën Qendrore.

“Në emër të Komisionit zgjedhor të Degës, Lorik Maxhuni prezantoi sukseset e 58 kuvendeve të nëndegëve ku kanë marrë  pjesë mbi 4.000 anëtarë të cilët zgjedhën drejtuesit e nëndegëve dhe delegatët e kuvendit zgjedhor të degës”, thuhet në njoftim.

I pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisië, Abelard Tahiri.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e PDK-së dhe tha se platforma Dekada e Re ta transformojë dhe zhvillojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve euro atlantike.