SHBA: Një qytetar nga Ohio fiton llotarinë Powerball prej 252 milionë dollarësh

Një njeri fatlum në Ohio të SHBA-së ka shkuar në shtrat mbremë me 252.6 milionë dollarë më i pasur, pasi e ka fituar Jackpot Llotarinë e Powerball të mërkurën mbrëma.

Bileta fituese u shit në Get Go #3279 në Macedonia, një qytet në kontenë veriore të Summit, Ohio, dhe është fituesi i katërt i jackpot-it të Powerball-it në Ohio që kur iu bashkua lojës më 16 prill të viti 2010. Shitësi me pakicë do ta marrë një bonus prej 100,000 dollarësh për shitjen e biletës fituese të çmimit.

Fituesi mund ta zgjedhë opsionin e parave prej 134.7 milionë dollarësh.

Kjo llotari e qëlluar i pason jackpotet e njëpasnjëshme të Mega Millions të fituara të premten (483 milionë dollarë) dhe të hënën (20 milionë dollarë). Të dyja biletat fituese janë shitur  në Nju Jork.

Numrat fitues ishin: 4-11-21-38-64; Poëerball: 11. Power Play: 3x.

Fituesi e ka përdorur funksionin e zgjedhjes automatike për t’i zgjedhur numrat e tij dhe ka afat prej 180 ditësh nga data e shortit për ta marrë shpërblimin./Associated Press 

Përgatiti: Nuhi Shala