FOTO - CNN

Sekreti i jetëgjatësisë sipas njeriut më të vjetër në planet

Chitetsu Watanabe, mbushë 113 vjet muajin tjetër, por ai mori një dhuratë të hershme për ditëlindjeje nga libri i rekordeve Guinnesss, që konfirmon se ai është njeriu më i vjetër në botë, shkruan CNN.

Atij i ishte dhënë një certifikatë të mërkurën në shtëpinë e pleqve në Nigata, Japoni.

Watanabe bëri një banderolë me kaliografi ku thuhet “Numër 1 në botë”.

Në një intervistë vitin e kaluar, Watanabe tha se sekreti i tij për të jetuar gjatë është “të mos zemëroheni dhe të mbani një buzëqeshje në fytyrë”.

Ai gjithashtu i do ëmbëlsirat, si sheqerin ngjyrë kafe, por më së shumti i do karamelat sepse këto ditë ai ka humbur dhëmbët.

Watanabe ka lindur më 5 mars 1907, dhe ishte më i madhi nga tetë fëmijët.

Ai kishte punuar në një fabrikë sheqeri për shumë vite, para se të punonte në një zyrë bujqësie në qeverinë e Japonisë para se të pensionohej, tha Guinness.

Ai ishte gjithashtu në ushtri në vitin 1944 afër fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte pesë fëmijë.

Watanbae ishte një kopshtar aktiv dhe mbolli fruta dhe perime deri në moshën 104 vjeçare dhe ekspozoi pemët ‘Bonsai’ deri në vitin 2007.

Edhe gruaja më e vjetër në botë jeton në Japoni e cila mbushi 117 vjet në Janar, sipas Guinness. Kane Tanaka ka lindur më 2 janar 1903 dhe vitin e kaluar ishte certifikuar si gruaja më e vjetër në botë.