Romë - Një person nxirret nga një tunel i shembur, dyshohet se kishte planifikuar një grabitje bankare

Një burrë i shpëtuar nga rrënojat e një tuneli të shembur në Romë është akuzuar për gërmimin e tij si pjesë e një komploti për ta grabitur një bankë.

Policia lokale tha të premten se dyshonte se burri ishte pjesë e një bande prej katër vetash, të cilët dyshohet se planifikonin të kryenin grabitjen këtë fundjavë, kur kryeqyteti italian do të ishte relativisht i qetë për shkak të festës publike Ferragosto.

Zyra për media e policisë së Karabinierëve i tha CNN se oficerët arritën në tunelin e shembur të enjten, pasi morën njoftime se një burrë ishte bllokuar nën rrënoja.

Menjëherë pasi mbërritën, ata arrestuan dy persona të dyshuar se u përpoqën të largoheshin nga zona me veturë dhe, veçmas, burrin e katërt.

Ekipeve të shpëtimit iu deshën rreth tetë orë për ta çliruar burrin i bllokuar në kanal, i cili mbetet nën vëzhgimin mjekësor në spitalin San Camillo në Romë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala